Tuesday, January 18, 2022

Ministri serb në Qeverinë Kurti, planifikon shpenzime të larta me tenderin e fundit

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, ka parashikur që të shpenzoj 250 mijë euro për një tender.

Kjo pasi, kjo ministri ka hapur njoftim për kontratë për furnizim me mobile dhe teknikë të bardhë për të kthyerit dhe komunitetet, shkruan Syri.net.

Njoftimi për kontratë mbanë datën 20 maj, derisa  takimi për hapjen e tenderëve është caktuar data 28 qershor e këtij viti.

Në njoftimin për kontratë janë specifikuar edhe produktet të cilat kërkohen nga ofertuesi, të cilat mund ti gjeni më poshtë:

Image
Image
Image
Image