Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Molliqaj: Kurti po rrenë, i bëjë ftesë t’i publikojë pagat në VV

    Rajoni.orgBy Rajoni.org
    Facebook
    -Advertisenent -

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin “Debat” të RTK-së e ka kritikuar ashpër liderin e VV-së, Albin Kurti dhe ish partinë e tij.

    Ai e ka quajtur ‘rrenë publike’ deklarimin e Kurtit se me largimin e grupit të Molliqajt nga VV-ja është zvogëluar pabarëzia sociale.

    “Është rrenë publike e Kurtit dhe kjo mund të faktohet dhe i bëjë ftesë publike Vetëvendosjes t’i bëjë publike pagat brenda partisë dhe t’i shihni dallimet”, ka thënë ai.

    -Advertisenent-

    Sipas tij, nëse gjatë kësaj kohe janë zvogëluar pagat e zyrtarëve të VV-së dhe është ngushtuar hendeku social, ai kërkon falje.

    “Në Vetëvendosje është rritur pabarëzia dhe jo vetëm në rrafshin ekonomik, por edhe në atë të demokraciosë. Tash e kemi një njeri që bën shoh në VV dhe të tjerët nuk bëjnë asgjë aty. Një herë e lëshon një deklaratë për Gjykatën Speciale dhe del mbështetje të atyre që janë në Hagë, pas dy javësh e thonë të kundërtën”, ka thënë Molliqaj.

    -Advertisenent-

    Ai e ka quajtur përiudhë të mirë këtë trevjeçar të largimit nga Vetëvendosje.

    “Mirë që kaluan këto tri vjet dhe dhe mund të shihet kujt iu ka rritur pasuria, kush ka ble banesa gjysmë milionëshe, etj., dhe të gjithë e dinë dhe shihen këto. Plot njerëz kanë menduar se aty është ndryshe, por koha e ka treguar të kundërtën dhe po e tregon”, ka thënë Molliqaj, dikur sekretar organizativ në VV.

    -Advertisenent -

    Të fundit

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Në Skënderaj po hapet për herë të parë një zyre ndryshe, ja çfarë shërbimesh po ofron

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    Policia zbret në një familje në Skënderaj, arrestohet nëna 25-vjeçare

    Tragjike: Gjendet i varur me konop një 35-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

    Gjest i madh nga Fadil Nura: E viziton në spital qytetarin që iu prek shëndeti nga vërshimet

    Të Rekomanduara

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    30-vjeçari bjen nga kati i 10-të i ndërtesës ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

    Vërshimet e kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skënderaj

    Cilët asamblistë nuk folën kurrë në kuvendin e Skënderajt e kush më së shumti?

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.