Thursday, January 20, 2022

Momenti kur fituesi i Eurovisionit shihet duke marrë drogë gjatë shfaqjes

Një video ku artisti i grupit fitues të Eurovision 2021, “Maneskin” shihet duke marrë substanca narkotike në tavolinë gjatë shfaqjes së festivalit është bërë virale në rrjete sociale.

Damiano David, i cili është pjesë e rok grupit të njohur italian, është kapur nga kamerat derisa merr kokainë në tavolinë.

Pas publikimit të kësaj videoje, kanë reaguar anëtarët e grupit dhe vetë protagonisti në pamje, i cili i ka hedhur poshtë këto akuza.

Fituesit e Eurovision ndanë disa postime të tjera në rrjete sociale për të adresuar videon e Damiano, duke këmbëngulur se ata ‘nuk kanë përdorur kurrë kokainë’ dhe se janë ‘të gatshëm për t’u testuar’ pasi nuk kanë ‘asgjë për të fshehur’.

Kur u pyet për incidentin gjatë një konference për shtyp, Damiano tha: “Thomas (kitaristi Thomas Raggi) theu një gotë. Unë nuk përdor drogë, ju lutem mos e thoni atë”.

“Mos e thuaj me të vërtetë. Jo kokainë, të lutem, mos e thuaj atë”.

“Maneskin” rrëmbeu çmimin kryesor me “Zitti e buoni” duke shënuar gjithsej 524 pikë, pasuar nga Franca me 499 pikë dhe Zvicra me 432.

@janabergen

Is this even normal @eurovision 🙃 ##eurovision ##eurovisionsongcontest ##italy ##FYP ##foryoupage ##crazy ##winners

♬ ZITTI E BUONI – Måneskin