2:37 / 19 February 2021
Nënkryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i ka komentuar kryetarit të dorëhequr të kësaj partie, Isa Mustafës.
Në postimin ku Mustafa flet për dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të LDK-së, rrëzimin e Qeverisë Kurti, Kurtin dhe Osmanin, si dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vëmendje ka marrë komenti i Rugovës.
“Mos u lodh me fol e verteta eshte ajo qe po e flet”, ka qenë komenti i tij.

