Saturday, July 24, 2021

Mourinho: Son dëshiron të jetë përjetësisht të Tottenhami

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho mendon se sulmuesi Heung Min-Son dëshiron të rinovojë sa më parë.

Son ka qenë i pandalshëm në Premierligë duke realizuar 13 gola në 21 ndeshje për t’i ndihmuar Spurs të jenë në kreun e tabelës.

Mourinho ka besim se presidenti Daniel Levy së shpejti do rinovojë me koreanin.

“Kam besim të Son dhe Levy. E di që të dy duan që të qëndrojnë për jetë, nëse është e mundur deri në fundin e karrierës”.

“E shoh Son me kontratë të re, por nuk mund të them se do ndodh sepse ndoshta nuk është koha e duhur”, deklaroi ai, transmeton lajmi.

Tottenhami sonte (e mërkurë) do këtë përballje tejet të vështirë kundër Liverpoolit.