Tuesday, August 3, 2021

“Mund edhe të mos jem i mirëpritur”, Labi tregon se a ka vendosur t’i hyjë garës zgjedhore

Labinot Tahiri tregon se a ka marrë vendim për të hyrë në listën e ndonjë partie politike në këto zgjedhje.

Labinot Tahiri me anë të një postimi në rrjete sociale, ka folur lidhur me aderimet e fundit nëpër parti.

Ai thotë se ende nuk ka aderuar, por shton se mund të mos jetë i mirëpritur për disa individë, ngase sipas tij dikush nuk i çmon vlerat, por interesat.

Ndër të tjera, Labi thotë se gjatë ditës së nesërme do të vendos nëse do të jetë në garë në këto zgjedhje.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRYHRJE:

“Mirëmbrema i dashur qytetarë

Shumë aderime nëpër parti!!

Akoma nuk kam aderuar!

Dikush edhe mund të mos i çmojë vlerat tona( të mijat) e kuptojë , nuk ka dert, sepse në politikë nuk çmohen vlerat, por çmohen interesat.

Prandaj edhe mund të mos jem i mirëpritur për disa individ.

Njerëz të dashur, nesër do marrë vendimin tim se ku do të jem, ose nuk do të jam fare në këtë garë!

Uroj të jam aty ku vlerat dhe punën tonë e çmojnë!

Koalicionet po ndodhin, aderimet po, por mbi të gjitha për mua vlenë shteti dhe kombi dhe jeta e qytetarëve ku ne kemi deshmur me mijera herē se jemi në shërbimin e tyre aty në ballë ku më kërkojnë.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.”. /Lajmi.