Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Muriel kualifikon Atalantën, Ajax e vijon garën në Europa League

    Rajoni.orgBy Rajoni.org
    Facebook
    -Advertisenent -

    I mjaftonte vetëm një pikë për të kaluar në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, por Atalanta ia ka dalë të marrë tre të tilla në “Johan Cruijff Arena”, ku fitoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj holandezëve të Ajaxit.

    Sulmuesi kolumbian Luis Muriel ishte heroi i zikaltërve nga Bergamo, pasi erdhi në fushë në minutën e 79’ në vendin e patriotit të tij Duvan Zapata dhe vetëm 6 minuta më pas ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke siguruar kualifikimin e Atalantës.

    Holandezët e Ajax zhvilluan një ndeshje të mirë në aspektin e qarkullimit të topit, por gjetën shumë pak hapësira në zonën e Atalantës dhe vetëm dy herë arritën të rrezikojnë kuadratin e Gollinit, ndërsa me këtë humbje detyrohen të vijojnë aventurën e tyre në Europa League. 

    -Advertisenent-

    Transferta e Liverpollit në Danimarkë ndaj Midtjylland ishte më shumë një ndeshje përgatitore, pasi “The reds” e kishin siguruar kualifikimin si vendi i parë në grup, ndaj edhe trajneri Jurgen Klopp shfrytëzoi mundësinë për të lënë pushim disa prej titullarëve. 

    Sfida përfundoi në barazim 1-1, me Liverpoolin që shënoi që në minutën e parë dhe Midtjylland që u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, ndërsa më pas të dy skuadrave iu anulua nga një gol pas ndërhyrjes së VAR-it.

    -Advertisenent-
    -Advertisenent -

    Të fundit

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Elvira Bajraktari, sportistja e vitit 2022!

    Real Madridi po e mendon seriozisht nënshkrimin me Josko Gvardiolin

    Chelsea emëron drejtor teknik njeriun që bëri revolucion te skuadra gjermane

    Otamendi po transferohet në Serie A

    Në janar qartësohet e ardhmja e Messit

    Të Rekomanduara

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    30-vjeçari bjen nga kati i 10-të i ndërtesës ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

    Vërshimet e kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skënderaj

    Cilët asamblistë nuk folën kurrë në kuvendin e Skënderajt e kush më së shumti?

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.