Sunday, August 1, 2021

Mustafa: Në zgjedhje hyjmë për fitore, ende s’kemi marrëveshje me AKR-në

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka thënë se LDK veproi ashtu siç edhe ka deklaruar më parë për koalicionet parazgjedhore, pra duke shkuar e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kryetari Isa Mustafa është i autorizuar për të diskutuar me partitë politike, derisa është marrë vendimi që do garojmë pa një koalicion parazgjedhor”, tha Mustafa në emisionin “Debat” të RTK-së, duke mos treguar nëse është arritur marrëveshja me AKR-në që të garojë në listën e tyre.

Sa i përket kauzës me të cilën LDK-ja merr pjesë në zgjedhje, Mustafa thotë se ata hyjnë në zgjedhje për fitore.

“Natyrisht si partia më e vjetër në këto zgjedhje LDK-ja në krye me z.Hoti garon për vendin e parë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, shtoi ai.