Lajme

Naser Ramadani bëhet ” i gjallë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:01 / 5 March 2021

Prej 14 shkurtit e javë para asaj date Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës Naser Ramadani, nuk ishte bërë i gjallë edhe pse gjendja me pandeminë nuk ishte e favorshme dhe fushata politike as që ishte ndërmend të respektonte masat anti-covid, ai nuk kishte dalë ma asnjë deklaratë apo thirrje për respektim.

Kurse pas gati 3 javëve që kaluan ai ka vendosur të bëhet “i gjallë”, ku tani të gjithë e dimë se situate e tanishme ma pandeminë ka ardhur si pasojë e tubimeve të pakontrolluara të partive politike, dhe ka kërkuar masa më rigoroze si dhe kufizim të aktiviteteve.

“Numri i rasteve pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mosrespektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve, me kuzimeve të tubimeve të atyre fetare, shkollore gastronomive. Duke pasur shfaqjen e varianteve të reja po presin ardhjen e reagenteve për testim të të gjitha varianteve. Apelojmë qëndroni në shtëpi të ketë ndalim rigoroz të tubimeve”, tha sot Ramadani, gjatë mbledhjes që mbajti Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.

Por si duket Ramadani është duke harruar se ishin vetë ata që e ndihmuan këtë gjendje duke mos ndërmarrë asnjë masë në ndalimin e këtyre tubimeve, kur e gjithë bota ishte në kërkim të vaksinës dhe disa vende kishin filluar edhe izolimin, për politikat e vendit tonë nuk kishte ndonjë reflektim.

Ata gjithashtu po heshtnin karshi politikanëve duke vepruar me standard të dyfishta me qytetarët të cilët i dënonin për mosmbajtjen e maskave, an ipse ligji është i njëjtë për të gjithë.

“LIGJ PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, vlen për të gjithë, përfshirë edhe personat që bartin përgjegjësi politike e publike”

Kur efekti i tubimeve politike doli në pah, dhe kur Kosova po shënon çdo ditë afro 600 raste nga Covid-19, Naser Ramadani dhe të tjerët kthyen sytë nga virusi vdekjeprurës që gjatë fushatës ia hapin “dyert” e rritjes.

Kosova aktualisht ka 71 mijë e 344 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 627 të vdekur./GazetaInsajderi/