Ndërron jetë “Komandant Luta”, invalidi dhe ish-ushtari i dalluar i UÇK-së nga Rajoni i Drenicës
Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë Lutfi Berisha, i njohur si Komandant Luta, ish-ushtar dhe invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), nga fshati Vasilevë i Drenasit, shkruan rajoni.org.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Vasilevë.
Lajmin e ka bërë të ditur familja Berisha përmes rrjetit social “facebook”.
Postimi:
Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi!
Me dhimbje te thelle ju njoftojme se baba yne, Lutfi Berisha ia dorezoi shpirtin Krijuesit.
Allahu e meshirofte, ia ndriçofte varrin dhe e befte prej banoreve te Xhenetit!
Varrimi i babes behet sot me 04.11.2026 ne ora 15:00, ne Varrezat e fshatit Vasileve.
Perhere krenar me jeten dhe vepren tende, babe!





