Monday, January 17, 2022

Ndeshje interesante luhen sot në top ligat evropiane

Këtë të shtunë do të zhvillohen shumë ndeshje interesante në kampionatet elitare.

Kjo e shtunë është e ‘pasur’ me futboll pasi do të zhvillohen shumë ndeshje në pesë ligat kryesore evropiane, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e parë në program për ditën e sotme luhet në Premier Ligë, aty ku Arsenali takohet me Newcastlen nga ora 13:30.

Ndërkohë, në ora 16:00 Liverpooli e pret në shtëpi Southamptonin në një sfidë që pritet të jetë interesante.

Në Bundesligën gjermane, Dortmundi është mysafirë i Wolfsburgut nga ora 15:30, kurse Bayern Munich takohet me Arminia Biefeldin në ora 18:30.

Juventus-Atalanta nga ora 18:00 dhe Venezia-Inter në 20:45 janë dy ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes në Serie A.

La Liga derbin do ta ketë mes Villarrealit dhe Barcelonës në ora 21:00.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme. /Lajmi.net/