Monday, January 17, 2022

Në Skënderaj pensionohet mësuesi që mbi katër dekada ua kushtoi nxënësve

Është pensionuar mësimdhënësi Skender Hoti i cili ka punuar në Sh.F.M.U: “Drenica”, në fshatin Polac të Komunës së Skënderajt, transmeton portali rajoni.org.

Lajmin për pensionimin e mësuesit të fizikës e ka dhënë faqja zyrtare e shkollës në facebook.

Në ditën e pensionimit mësimdhënësit dhe Drejtoria e arsimit kanë falenderuar mesuesin Skender, i cili punoj në shkollën “Drenica” për 42 vite duke dhënë kontribut të lartë në edukimin e shumë brezave.

Njoftimi i plotë:
Sot, në moshën 65 vjeçare u pensionua Mesimdhënësi i Fizikës Skender Hoti i cili punoj në shkollën tonë 42 vite duke dhënë kontribut të lartë në edukimin e shumë brezave. Në emrin tim kolektivit të shkollës dhe nxënësve i uroj shëndet dhe e falenderoj për kontributin e dhënë. Faleminderit shumë Arsimtar i ndërum paç shëndet dhe e gëzofsh pensionin.