5:27 / 5 Janar 2021
Vehbi Berisha, asamblist i Nismës në Drenas, njëherit nënkryetar i degës së kësaj partie atje ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj
Ai ka thënë se Aleanca gjithëherë ka pasur dyert e hapura për të gjithë ata që kanë shprehur dëshirën për të kontribuar për vendin.
Postimi i plotë i Shalës në Facebook:
Sot shtëpisë së madhe, Aleancës iu bashkua edhe Vehbi Berisha.
Asambleisti shembullor në Komunën e Drenasit, vendosi që nga sot rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Aleanca gjithëherë ka pasur dyert e hapura për të gjithë ata që kanë shprehur dëshirën për të kontribuar për vendin.
RH
