Friday, July 30, 2021

Nervozohet Zafir Berisha, e quan “ofendim” faktin se Vjosa Osmani është në krye të presidencës

Zafir Berisha po e konsideron “ofendim” të shtetit të Kosovës, faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit.

Me anë të një postimi në Facebook, zyrtari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Sipas tij,  me Osmanin në krye të presidencës, po poshtërohet shteti i Kosovës.

Postimi i plotë:

A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?
Kosova urgjendisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në kētë nivel.