E premte, 19 Prill, 2024

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje.

Policia ka thënë se i dyshuari, ende i paidentifikuar, ndodhet në arrati.

Ai dyshohet për përfshirje në një rast të grabitjes në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë në muajin janar të këtij viti.

Njoftimi i plotë:

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare , që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer