Lajme

Nis seanca në të cilën pritet të votohet Qeveria e re

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:48 / 22 March 2021

Ka filluar seanca ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Paraprakisht, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, për t’ia kërkuar emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë që pritet ta udhëheq kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

Sot gjatë ditës është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit dhe Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i këtij institucioni, duke marrë edhe kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit.