Friday, July 30, 2021

Një fabrikë fishekzjarrësh shpërthen në Rusi – rreth 400 zjarrfikës u deshën për të trajtuar flakët

Ky është momenti kur një fabrikë fishekzjarrësh u ndez në Rusi, duke shkaktuar një shpërthim masiv në qiellin e natës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “shfaqja” jashtëzakonisht e rrezikshme ndodhi në qytetin port të Rostov-on-Don, në Rusinë jugore, në orët e para të mëngjesit të 6 dhjetorit.

Pamjet nga shpërthimi tregojnë skena shumëngjyrëshe në pavijonin e tregtisë ndërsa fishekzjarret shpërthejnë në mënyrë të pakontrolluar në të gjitha drejtimet.

Videoja tregon një shpërthim kaotik të shkëndijave rozë, jeshilë, të kuqe dhe të arta – që zgjasin për disa minuta.

Siç bëhet e ditur, rreth 400 zjarrfikës u nevojitën për të trajtuar flakët, nga tre ekipet e zjarrfikësve.

Sipas raporteve lokale, zjarri raportohet të ketë filluar në një treg nga një defekt i një ngrohësi elektrik i gabuar në 6.30 të mëngjesit, me kohën e Moskës.

Ai më pas u përhap në pavijonin dykatësh i cili ruante fishekzjarret dhe thuhet se ishte i pajisur plotësisht në përgatitje për festimet e Vitit të Ri.

Incidenti u kap nga kamerat nga departamenti lokal i urgjencës dhe u postua në internet nga Ministria e Situatave të Emergjencës ruse.

Për fat të mirë nuk pati viktima, por sipas të dhënave, dëmtime të mëdha u shkaktuan në ndërtesat, nga flakët që ishin përhapur në 4,000 metra katrorë.