Lajme

Një i dehur tenton të vetëvritet me thikë në mes të sheshit në Mitrovicë, e thotë edhe “shahadetin”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:46 / 22 March 2021

Një person ka tentuar të vetvritet pak më parë në mes të sheshit të Mitrovicës, shkruan jepi zë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Mitropol se i njejti ka shqiptuar shahadetin, duke britur me zë të lartë dhe duke tentuar ta therrte veten me thikë.

Veç tjerash dëshmitarët kanë bërë të ditur se i njejti dukej të ketë qenë shumë i dehur.Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë ekipe të Policisë së Kosovës të cilët e kanë neutralizuar personin në fjalë.

Nuk dihen ende motivet që e sollën në këtë gjendje personin që tentoi ta kryente këtë akt.