12:24 / 9 March 2021
Një qytetar mitrovicas ka hypur mbi objektin e Komunës së Mitrovicës.
Disa dëshmitarë i kanë thënë “Jepi zë” se personi po kërcënon me vetëvrasje.
Edhe Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Gazeta “Jepi zë” ka siguruar pamje nga momenti kur personi ka hypur mbi objekt dhe është ulur në cep.
“Jepi zë” do t’ju mbajë të informuar.
