Saturday, January 22, 2022

Një nga restorantet më të mira në botë shërben mollë të mykura

Mugaritz, një nga restorantet më të mira në botë që ndodhet në Spanjë, së fundmi ka shtuar në menunë e tyre mollët e mykura.

Kjo pjatë quhet ‘Noble Rot’ dhe sipas një përfaqësuesi të restorantit në Eater, eksploron historinë e një myku, i quajtur Noble Rot dhe që prek rrushin në Europë.

Duket se ky myk i jep rrushit një shije të veçantë dhe rrit dendësinë e sheqerit. Vera e bërë nga ky rrush njihet si “botritizuar” dhe është më e zakonshme nga sa mendoni.

Në Mugaritz kjo pjatë shërbehet me 4 gota verë nga katër vendet që bëjnë verë nga ky rrush i mykur./abcnews.al