Sunday, July 25, 2021

Një vit nga vrasja e Sami Thaçi, gjithçka që ndodhi në natën kritike të 28 janarit

Sot bëhet një vit që prej vrasjes së policit Sami Thaçi  në Zhur të Prizrenit, në një aksion policor në këtë fshat. 

Thaçi 28 janarin e vitit të shkuar bashkë me kolegët e tij kishin shkuar për një aksion kërkimi anti-drogë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Policia kishte thënë se gjatë bastisjes në një moment në katin e dytë të shtëpisë në rrethana të panjohura kishte ndodhur një shpërthim me ç’rast ishin lënduar tre zyrtarë policorë meshkuj K/Shqiptarë dhe një fëmijë, ndërsa një zyrtar policorë nga plagët e marra kishte ndërruar jetë, dhe ai ishte polici Sami Thaçi.

Pas  rastit u tha se policia kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit për vrasjen për shkak se i kishte thirrur vajza e tij 7-vjeçare.

Ajo ishte ankuar se babai i tij po ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të mitur, ndërkaq që para arritjes së policisë në vendin e ngjarjes ai kishte vendosur eksploziv në derën e hyrjes.

Pas rastit, policia kishte arrestuar të dyshuarin kryesor, Iran Badallaj dhe mikun e tij, Arben Gashi.

Lidhur me rastin deri tani janë intervistuar dhjetëra persona.

Thaçit i është ndarë urdhri “hero i Kosovës”