Sport

Njëra portë ishte më e lartë/ Bëri që takimi Zvicër-Lituani të nisë me vonesë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 29 March 2021

Një situatë e çuditshme dhe aspak e zakonshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Lituanisë, e cila nisi 20 minuta me vonesë.

Para se të fillonte ndeshja, është vënë re se njëra nga portat ishte më e lartë se tjetra.

Pas kësaj, kanë qenë gjyqtarët që e kanë kontrolluar gjithçka dhe është vënë re se njëra nga portat ishte me të vërtetë më e lartë.

Në këtë situatë, u vendos që ndeshja të mos fillojë, derisa të rregulloheshin portat.

Është zbuluar se njëra prej portave, ishte 10 cm më e lartë dhe punonjësit e stadiumit, kanë nisur punën për të rregulluar gjithçka.