Roze

Nuk do ta besoni se si dukej Bora para se të bëhej e famshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:28 / 18 Janar 2021

Bora Zemani është sot padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.

Muajt e fundit duke qenë se moderon një nga emisionet më të shikuara të momentit “Për’puthen”, ajo është vendosur në qendër të vëmendjes, duke fituar edhe më shumë ndjekës e përkrahës.

Fillimet e Borës në ekran dhe në botën e spektaklit datojnë shumë vite më parë.

Mirëpo, e dini që ajo dikur ka marrë pjesë në videoklipin e Ermal Mamaqit dhe Dr.Florit, të titulluar “Do të vi të dielën”

Kjo këngë është publikuar 7 vite më parë dhe Bora është pjesë e videkolipit të ndërtuar plot nota humori nga çunat, ku ky detaji është risjellë në vëmendje nga fansat e prezantueses së fundmi në rrjetet sociale.

Në videoklip Bora shihet brune dhe me shumë pak ndryshime nga ajo që shohim ne sot në ekran.

Prej disa vitesh, Borën e pamë në Digitalb nën moderimin e emisioneve të ndryshme. Megjithatë, ajo do hidhte një hap të rëndësishëm në 2018, kur moderoi “Kënga Magjike” së bashku me Ardit Gjebrean.

Prezantimi i një spektakli të tillë në nivelet më të larta në vendin tonë, do i jepte Borës shkëputjen nga “shtëpia e vjetër” për të ardhur së bashku me binjakët Veshaj në “3shat”.

Pas dy sezonesh nga ky emision, që erdhi si risi në ekranet shqiptare, Bora u pa në Top Channel në shtator të 2020 si një nga “blerjet” më të bujshme të këtij televizioni.

Tashmë prej muajsh ajo moderon “Për’puthen” që ka gozhduar të gjithë shqiptarët para ekranit e sigurisht ky sukses i atribuohet edhe asaj.

Nga jeta personale, moderatorja bukuroshe duket në fazën e saj më të mirë.

Prej dy vitesh ajo po jeton një histori të bukur dashurie me Donald Veshajn dhe jo më larg se disa javë më parë, në emisionin e këtij të fundit “Binjakët show”, ata zbardhën shumë detaje interesante rreth marrëdhënies së tyre.