Sunday, July 25, 2021

Odegaard pritet të kryejë testet mjekësore sot tek Arsenali

Martin Odegaard pritet të jetë lojtari më i ri i Arsenalit.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Odegaard do udhëtojë sot në Londër për tu nënshtruar testeve mjekësore para transferimit tek Arsenali, transmeton lajmi.net.

Real Madrid ka nënshkruar dokumentacionin e nevojshëm që mundëson huazimin e norvegjezit në Londër.

Odegaard është autorizuar zyrtarisht nga “Los Blancos” që të kryejë testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtar i ri i “The Gunners”.

Opsioni i blerjes nuk përfshihet, huazimi do të jetë i thjeshtë.