Tuesday, August 3, 2021

Pa asnjë dëshmi të vetme, Serbia po pretendon se Vuçiq po përgjohet nga shqiptarët

Serbia po vazhdon të hedh pluhur mbi shqiptarët për cdo gjë. Këtë here gazeta serbe Kurir, në një tekst të thatë e pa asnjë fakt po thotë se Aleksandar Vuçiq është duke u përgjiar nga shqiptarët e kroatët.

Pa dhënë asnjë dëshmi brenda tekstit, Kurir po pretendon se puna dhe përkushtimi i Vuçiq po shtyen ‘spinët’ të merren me të.

Në kohën kur përgjimi i presidentit të Serbis Vuçiq vazhdon të jetë temë akuze e ndërakuze në qarqet politike, ku opozita fajëson pushtetin se ka trilluar rastin për të shmangur vëmendjen nga problemet tjera në vend, “Kurir” ka publikuar një artikull ku shkruan se informatorët e M16, CIA dhe agjent shqiptar e kroat përcjellin çdo hap të Vuçiqit, Daçiqit e Dodikut.

Sipas “Kurir” në Serbi aktualisht po veprojnë shumë shërbime dhe cak i vëzhgimit dhe përcjelljes janë figurat e larta politike serbe si Vuçiq, Daçiq dhe Dodik nga shërbimet M16 e CIA dhe agjent shqiptar e kroat.

Vendosmëria dhe qëndrimet e kreut të shtetit kanë ndikuar në rritjen e pranisë por edhe aktivitetit të tyre shkruan “Kurir”.

Aktiviteti i tyre është shtuar veçanërisht në këtë periudhë, ndërsa fuqive më të mëdha botërore në grumbullimin e të dhënave dhe informatave iu ndihmojnë edhe agjensionet dhe shërbimet e vendeve fqinje , kanë thënë ekspert të sigurisë në Serbi.

Presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë shtetëror nga Serbia janë cak i përcjelljes për shkak të politikës së vendosur në mbrojtje të sovranitetit dhe pozitës së përmirësuar së fundi në aspektin ndërkombëtar, posaçërisht nga shërbimet e vendeve fqinje.

Mirëpo këto konstatime mbetën vetëm konstatime “të thata”, pasi ato nuk plotësohen edhe me dëshmi dhe fakte, por sikur tentohet të gjendet një rrezik nga jashtë në përpjekje të zhvendosjes së vëmendjes nga situata aktuale në Serbi.