Saturday, July 24, 2021

Pa ujë dhe pa energji elektrike, ky është ishulli më i pazakontë në botë

Ishulli Santa Cruz del Islote ndodhet në bregdetin e Kolumbisë, në zemër të arkipelagut San Bernardo. Ky ishull jashtëzakonisht i vogël 200 metra i gjatë dhe 60 metra i gjerë ka një popullsi prej 1200 banorësh. Kushtet e jetesës janë shumë larg nga modernia.

Legjenda thotë se një grup i vogël peshkimi zbuloi këtë ishull ndërsa kërkonte vende të reja për të peshkuar.  Ka vetëm pesë orë energji elektrike në ditë, pa ujë të rrjedhshëm dhe burimi i vetëm i ujit të freskët është marina kolumbiane, që vjen një herë në muaj.  Peshkimi është biznesi më i rëndësishëm i njerëzve.

Ishulli, zona e të cilit është afërsisht 9.700 metra katrorë, ka 90 shtëpi, dy dyqane, një shkollë dhe një restorant. Nuk ka asnjë spital dhe as polici.  Shumica e banorëve të ishullit janë të përfshirë në turizëm ose punojnë në një nga arkipelagët.

Jeta shoqërore në ishull është pothuajse inekzistente. Njerëzit kalojnë kohë duke vizituar njëri-tjetrin për të parë programe të zakonshme televizive. Gjeneratori ndizet në 19:00 dhe mbyllet pas pesë orësh. /abcnews.al