Friday, July 30, 2021

Pacolli tregon se ka folur dy herë me Thaçin në Hagë, zbulon se si po kalon ish-Presidenti në burg

Kreu i ARK-së, Behgjet Pacolli ka treguar se si e kalon ish-presidenti Hashim Thaçi një ditë në Hagë.

Pacolli ka treguar se ka pasur biseda telefonike me të dhe ka treguar se si ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së e kalon kohen atje.

“Po, i kam pas dy telefonata me të. Kemi bisedu normalisht dhe asgjë. Nuk kam pasur asnjë shenjë që ai vuan atje. Bën jetë normale, lexon. Ka qasje në internet. Zotëri  Thaçi është shumë i qetë dhe drejtësia do të triumfojë”, ka thënë Pacolli për lajmi.net.

Por i pyetur se çfarë mendimi ka ish-presidenti për zgjedhjet dhe për aktualitetin në Kosovë, Pacolli tha se Thaçi nuk flet asgjë për politikë.

“Zotëri Thaçi nuk flet për zgjedhjet, nuk flet për politikën”, tregoi Pacolli.