Sunday, August 1, 2021

Pamje të rënda: Aksident i tmerrshëm në rrugën Arllat-Malishevë

Para pak minutash në rrugën Arllat-Malishevë, në fshatin Tërpezë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku kanë mbetur disa persona të lënduarm, shkruan drenicaonline.

Në pamje nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë të përfshirë një veturë kombibus dhe një kamion.

Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.