Lajme

Parandalohet kontrabanda e pijeve alkoolike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:58 / 23 Qershor 2022

Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës (fshati Zherovnicë), gjatë patrullimit kanë arritur të identifikojne një automjet të dyshimtë transportues në lëvizje, me ç’rast konform procedurave kanë urdhëruar ngasësin që ndalet. Ngasësi ka refuzuar urdhërin e ndalimit dhe ka tentuar të ik me automjet, me ç’rast zyrtarët i janë vëne në ndjekje dhe kanë arritur të bllokojnë automjetin ndërsa vozitësi ka ikur duke e braktisur automjetin. Me rastin e kontorollit zyrtarët kanë gjetur se në automjete kishte mallra kontrabandë të llojit pije alkoolike dhe jo alkoolike në sasi prej rreth 900 litrash.

Me këtë rast gjatë rrugës në hyrje të Zveqanit gjatë dërgimit të Automjetit më mallëra në Terminalin Doganor në Mitrovicë, tri automjete kanë penguar dhe kanë tentuar të bllokojnë zyrtarët e Doganës në kryerjen e detyrës zyrtare. Fal përkushtimit dhe profesionalizmit të Zyrtarëve Doganor është arritur që të evitohen këto pengesa dhe automjeti i dyshimtë me mall të kontrabanduar të dergohet në mbikqyrje Doganore në terminal.

Për pengim në kryerje të detyrës Dogana e Kosovës ka lajmëruar dhe inicuar rast tek organet kompetente.