Lajme

Parashikimi i motit: Ftohtë dhe me ngrica

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:25 / 16 February 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe me ngrica.

IHK njofton se të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore, ndërsa të enjten priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.