Lajme

Parashikimi i motit, i vranët dhe ftohtë, të shtunën borë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:41 / 12 February 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.