Lajme

Parashikimi i motit për sot: Nuk ndalen reshjet e borës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 23 March 2021

Prishtina Weather ka publikuar motin për sot dhe ditët e ardhshme, raporton Gazeta Express.

23.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira, paradite aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në vise malore reshjet e borës mund të jenë më të vazhdueshme. Gjatë mbrëmjes parashihen kthjellime.

24.03 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën kryesisht me vransira, ku priten reshje të përziera shiu e bore, që më pas shndërrohen në reshje bore. Në vise malore priten vetëm reshje bore.

25.03 – Vransira dhe intervale me diell, pa të reshura. Në mëngjes shumë ftohtë.26.03 – Në mëngjes mbetet ende ftohtë e me ngrica, ditën kryesisht me kthjellime.Temperaturat minimale pësojnë rënie, që deri ditën e mërkurë ose të enjte zbresin edhe në -7C, e maksimalet gradualish shënojnë rritje 2C deri 4C, e ditën e premte edhe deri në 10C, e në fundjavë nga Dukagjini edhe deri në 15C.Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-16m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, në pjesën e dytë të javës edhe mbi vlera normale.