Lajme

Parashikimi i motit për sot: Priten reshje shiu

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:40 / 8 March 2021

Sipas parashikimit të PW, sot pasdite do të ketë mot me vranësia e vende vende mund të ketë riga lokale shiu.

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën më butë kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen, e vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.

9.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu kohëpaskohe, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes me borë.

10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intenzitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.

11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

12.03 – Kthjellime dhe vransira kalimtare. Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.