Lajme

Ramiz Lladrovci se ka mendjen për Drenas

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:54 / 31 March 2021

Ramiz Lladrovci udhëton në Spanjë për lojën Spain-Kosovë, në Drenas kamionat e prishur nuk mund ta heqin bërllogun

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” njësia në Drenas, ka njoftuar qytetarët se kryerja e shërbimit me mbeturina nuk ka mundur të kryhet dje sipas orarit të rregullt.

Kjo, siç njofton Komuna ka ndodhur për arsye të defekteve të shumta në automjete, ku gjatë ditës së martë ka pasur vetëm dy automjete në shërbim dhe ato kanë qenë me defekte.

“Zona që kanë mbetur pa ju kryer shërbimi janë; Gllobar, Arllat lagja Gashi, lagja e Xhamisë, Kodrali, Faniqt, fshati Baicë lagjet Vrellaku, Elshani, Ramadani dhe një pjesë e lagjes Leku. Në fshatin Baicë shërbimi ne lagjet e lartpërmendura nuk është kryer edhe javën e kaluar.Ju faleminderit për mirëkuptim!” thuhet në njoftim.