25.8 C
New York

Për kënd e ka fjalën Lushtaku, “hatri i dikujt”?

Published:

- Advertisement -

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, është prononcuar për herë të parë pas zgjedhjeve për Periskopin dhe ka folur mbi procesin që është zhvilluar.
Ai është shprehur se nuk është aq i kënaqur me rezultatin e arritur në Skenderaj, duke e vlerësuar votën në këtë komunë, mirëpo që performanca ka mundur të jetë edhe më e mirë. Gjithashtu tutje ai ka komentuar edhe rritjen e Vetëvendosjes në Skenderaj, ku tregon se ka biseduar me disa nga votuesit e saj dhe i kanë thënë se votën e kanë japur pa dëshiren e tyre ose “hatri i dikujt”, të cilit nuk ka dëshir të ia përmend emrin. Por që lë për të kuptuar ose dyshuar se ai “hatri i dikujt”, mund të jetë Bekim Jashari, krytetari aktual i Komunës së Skenderajt.

Kjo është përgjigja e plotë e Lushtakut:

- Advertisement -

’Nuk e besoj që dikush prej PDK-së është i kënaqur me këtë rezultat; ne kemi pritur shumë më shumë, por ky është vendimi i qytetarëve; me punu kemi punu gjatë zgjedhjeve… por nuk kemi qenë boll me punu edhe para zgjedhjeve, nuk është që kemi pasur afërsi shumë me qytetarët. Unë jam njëri nga faktorët që ka fitur, por jo nga faktorët kryesorë… po du me i falenderu qytetarët e Skenderajt që e kanë vlerësuar punën… jo vetëm punën teme por krejt të PDK-së, sidomos të kryesisë që është në Skenderaj. Qytetarët e Drenicës dinë me vlerësu punën edhe angazhimin. Realisht unë kam pritur që edhe në Drenicë me qenë më mirë, por kanë qenë disa faktor që njerëzit ja kanë dhënë votën Albin Kurtit, jo me dëshirën e tyre sepse me një pjesë të tyre kam folur, por për hatër të dikujt tjetër nuk po du me përmend emra.’’

Artikuj të ngjashëm

Artikujt e fundit