Sport

Pioli: “Kjo është rruga e duhur për rikthimin e Milanin të madh”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 12 March 2021

Një gol i Simon Kjaer në minutat shtesë shmangu humbjen e Milanit në “Old Trafford” me kuqezinjtë që u larguan nga Anglia me një barazim 1-1, që ua shton shpresat për kualifikim në çerekfinale.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve në një fushë të vështirë si ajo e “Old Trafford” dhe theksoi se stërvit një skuadër me djem të shkëlqyer, që rriten nga dita në ditë.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të mi, që luajtën me autoritet dhe mbajtën kontrollin e lojës, përballë një kundërshtari vërtetë të fortë. E dinim që na pret nëj ndeshje e vështirë, por unë stërvit një ekip me djem të shkëlqyer dhe takime e paraqitje si kjo na rritin edhe më shumë vetëdijen për forcën tonë. Jemi në rrugën e duhur për të rikthyer Milanin e madh”, u shpreh Pioli.

Sa i përket golit të shënuar nga Franck Kessie në minutën e 11’ dhe të anuluar nga VAR-i për një marrje të topit me dorë, tekniku kuqezi shmangu komentet, duke thënë se ishte larg aksionit dhe nuk kishte pamjen e duhur.