Tuesday, January 18, 2022

Po hapnin një tunel për të grabitur bankën, hajnat i tradhtoi shiu

Në rrethinën gjermane të Herfordit në Nordrhein-Westfalen, hajdutët hapën një tunel të gjatë shtatë deri në tetë metra dhe të gjerë rreth një metër.

Dhe sipas mediave të huaja, policia beson se ata kishin planifikuar një grabitje banke.

Tuneli u zbulua nën parkingun e degës së Volksbank në qytetin e vogël Spenge në shtetin federal më të populluar gjerman.

Sidoqoftë, ata nuk morën parasysh statikën, raportojnë mediat gjermane.

Kështu, të premten, gropa të pazakonta u shfaqën në parkingun afër bankës në atë qytet të vogël me 15,000 banorë.

Në fillim, shirat mendohej se kishin shkatërruar terrenin, por kur punëtorët e ndërtimit arritën të hënën për të riparuar betonin, ata zbuluan një tunel nëntokësor.