10:43 / 7 March 2021
Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion sot në tregun e automjeteve në Prishtinë.
Me këtë rast policia është duke qëndruar tek hyrja e tregut dhe është duke shpërndarë gjoba për të gjithë ata qe po i shkelin masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për mos grumbullimin e qytetarëve në masë.
IndeksOnline është duke qëndruar aktualisht në tregun e automjeteve dhe ka parë nga afër që Policia e Kosovës po ashtu janë duke i dënuar qytetarët të cilët nuk janë duke bartur maska.