Sport

Probleme për Andrea Pirlo, Cuadrado mungon ndaj Portos

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:00 / 15 February 2021

Andrea Pirlo do të duhet të mos llogarisë në Juan Cuadradon në ndeshjen e së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Portos.

Juventusi do të udhëtojë në Stadio Dragao në Portugali për tu përballur me Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Por, sipas “Tuttosport.com”, Juan Cuadrado do të mbetet jashtë kësaj sfide.

Cuadrado kishte marrë një goditje në ndeshjen ndaj Napolit në Serie A dhe ka një problem muskulor.

Kolumbiani ishte zëvendësuar pas një problemi muskulor në këmbën e djathtë dhe do ti nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, por sipas artikullit sipas të gjitha gjasave ai do të kapërcejë sfidën e Portos.

Cuadrado mund ta humbë edhe ndeshjen nda Crotones, varësisht nga shkalla e lëndimit.