Sport

Probleme te Real Madridi, 20 lojtarë të lënduar deri tash

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:03 / 16 February 2021

Real Madrid po përballet me një numër të madh të lojtarëve të lënduar.

Real Madridi është goditur rëndë nga një krizë dëmtimesh këtë sezon. Lëndimi i fundit i Dani Carvajal arrin totalin e tyre në 40 për sezonin, të cilat janë ndarë në 20 lojtarë.

Këto probleme janë përkeqësuar vetëm në javët e fundit dhe madje edhe Zinedine Zidane ka pranuar çështjet e tyre.

“Të kesh kaq shumë lëndime nuk është fat i keq,” tha Zidane . “Ne jemi të shqetësuar”.

Një ditë pas atyre komenteve nga trajneri, Carvajal u dëmtua për herë të katërt këtë sezon brenda 25 minutash nga rishfaqja.

Real Madrid nuk po arrin të shohë dritën në fund të tunelit dhe ata vetëm po shqetësohen gjithnjë e më shumë nga problemet me lëndime.

Los Blancos u ndeshën me Huesca me nëntë lojtarë mungesë, Getafe me tetë dhe Valencia me shtatë mungesa.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme do të vazhdojë për ndeshjen kundër Real Valladolid, me Carvajal që u bashkua me Sergio Ramos, Eden Hazard, Rodrygo, Fede Valverde, Eder Militao, Alvaro Odriozola dhe Marcelo në raportin e dëmtimit.