LAJME

“Procedura e tenderit u zhvillua në kundërshtim me rregullat”, Fushë Kosovës i shkon në OSHP tenderi për QKMF-në

Kompania “Atelier 120Grad l.L.C” e ka çuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Komunën e Fushë Kosovës të udhëhequr nga Valon Prebreza i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me tenderin 20 mijë eurosh për hartimin e projektit ideor për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, shkruan rajoni.org.

Në ankesën e dorëzuar në OSHP, kompania pretendon se Komuna ka shkelur rregullat e konkursit të projektimit dhe se procedura nuk është zhvilluar në dy fazat që kërkohen.

Sipas kompanisë, fillimisht është dashur të vlerësohen projektet ideore në mënyrë anonime nga juria. Pas këtij vlerësimi, Komuna është dashur të nxjerrë dhe publikojë formularin B58 dhe të presë afatin për ankesa, para se të vazhdonte me hapjen e dokumentacionit të kandidatëve.

Por, sipas “Atelier 120Grad”, kjo nuk ka ndodhur.

Në ankesën e dorëzuar në OSHP, Kompania thotë se vetë Komuna, në përgjigjen ndaj kërkesës për rishqyrtim, ka treguar se fillimisht juria i ka vlerësuar projektet, por më pas janë hapur dhe kontrolluar dokumentet e kandidatëve dhe është përgatitur raporti i plotë i vlerësimit.

Vetëm pas këtyre veprimeve, sipas kompanisë, është përgatitur dhe publikuar B58.

Për kompaninë, kjo është shkelje serioze, pasi sipas saj operatorët ekonomikë nuk kanë pasur mundësi ta kundërshtojnë vlerësimin e projekteve ideore para se Komuna të vazhdonte me fazën tjetër të procedurës.

“Nuk na dhanë qasje në projektet që u vlerësuan”

“Alatelier 120Grad” ka ngritur edhe një tjetër pretendim ndaj Komunës.

Tutjë, kompania pretenon se ka kërkuar qasje në dokumentacionin e tenderit, por i është lejuar qasje vetëm në dokumentet e kandidatëve dhe jo në projektpropozimet mbi të cilat është bërë vlerësimi nga juria.

Sipas kompanisë, kjo e bën të pamundur kontrollimin e pikëve të dhëna nga juria.

“Si mund të kontrollohet nëse pikët janë dhënë drejt, nëse nuk lejohen të shihen projektet që janë vlerësuar?”, është në thelb pretendimi i kompanisë në ankesën e saj.

Kompania pretendon se Komuna nuk ka dëshmuar se projektpropozimet janë shpallur sekret afarist dhe se nuk ka ofruar as versione të dokumenteve ku do të fshiheshin vetëm pjesët që mund të ishin të mbrojtura.

Screenshot
//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖