Friday, January 21, 2022

Protesta në Qipro/ Kënga finaliste, fyerje për ortodoksët

Dhjetëra besimtarë dhe klerikë ortodoksë kanë dalë në protesta, teksa mbanin në duar kryqe druri, ikona të shenjtorëve dhe një banderolë që deklaronte dashurinë e Qipros për Krishtin, kundër hyrjes së vendit ishull në garën e festivalit “Eurovision”, të cilën ata pretendojnë se kënga “El Diablo”, promovon adhurim Satanik.

Protesta, e cila u zhvillua para zyrave të transmetuesit shtetëror RIK, ishte e dyta kundër këngës “El Diablo” të vënë në skenë nga të krishterë pretendojnë se kënga nuk ka vend, si një këngë kombëtare e Qipros në konkurs pasi përcjell një mesazh të pacipë për të përqafuar djallin.

Si transmetuesi i Qipros, ashtu edhe këngëtarja Elena Tsagrinou, e cila përfaqëson Qipron në këtë kompeticion, pohojnë se kritikët kanë keqinterpretuar tekstet e këngës “El Diablo” dhe se në fakt është një marrëdhënie abuzive midis dy të dashuruarve.

Kënga kapërceu pengesën e saj të parë gjatë gjysmëfinales së parë dhe arriti në raundin e fundit të konkursit, i cili do të mbahet të shtunën në Roterdam.

Nga ana tjetër, protestuesit këmbëngulnin se “El Diablo” është një fyerje për besimin ortodoks të qipros. Qeveria qipriote ka deklaruar se ndërsa disidenca respektohet, liria e shprehjes nuk mund të zhbëhet.