Lajme

PSD vendosë flamuj të zi në Prishtinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:14 / 18 March 2021

Aktivistë të PSD-së kanë vendosur flamuj të zi në rrugët e Prishtinës.

Nol Nushi në një prononcim për periskopin ka treguar se aktiviteti i tyre ka të bëjë me heshtjen e istitucioneve ndaj vrasjes së grave.

“Përmes këtij aktiviteti kemi shënu heshtjen që institucionet e kanë ndaj vrasjes së grave”, tha zyrtar i PSD’së, Nol Nushi.

Ndersa sonte në një manifestim të heshtur do kujtohet Sebahate Morina, e cila u vra me 14 mars të këtij viti nga ish-bashkëshorit i saj.

Manifestimi i heshtur përkujtimor do të mbahet në sheshin “Skënderbe”, para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 18:00, ose nëpër ballkonet e shtëpive, për të shprehur pikëllimin dhe mllefin duke ndezur qirinj dhe vendosur lule në kujtim të Sebahate Morinës, por edhe për të kërkuar llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës.

Për shkak të pandemisë dhe masave të mbylljes, kanë mbyllur viktimat me dhunuesit e tyre, ku vetëm gjatë 11 muajve të vitit 2020, janë raportuar 2000 raste më shumë se në vitin 2019.