LAJME

Pse kërkohen 200 mijë euro likuiditet për një tender 300 mijë eurosh? Ekspertja gjen probleme në tenderin për rrjetin e kanalizimit në Komunën e Skenderajt

Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Sami Lushtaku është duke zhvilluar aktivitetin e prokuritimit “Mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit brenda territorit të Komunës së Skenderajt”. Por, kriteret që janë vendosur në dosjen e tenderit janë diskriminues për disa operator ekonomik, shkruan portal rajoni.org.

Vlera e parashikuar e kontratës është 300.000€

Sipas raportit të dorëzuar në OSHP nga ekspertia e prokurimit Azize Krasniqi, është rekomanduar të korigjohen kriteret në Dosjen e Tenderit, pasi pas vlerësimit të saj është konstatuar së disa kritere janë të vendosura jashtë proporcionalitetit të këtij aktiviteti të prokurimit dhe së të njëjtat diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik.

“Eksperti shqyrtues rekomandon që ankesa të aprovohet si pjesërisht e bazuar dhe Autoriteti Kontraktues të rishikojë e arsyetojë kriteret e kontestuara, duke i harmonizuar ato me Vendimin nr. 2026/0415–0416, paramasën dhe parallogarinë, si dhe të respektojë proporcionalitetin, konkurrencën dhe afatet ligjore para vazhdimit të procedurës”, theksohet në raport.

Ky rekomandim u dha me 28 gusht 2026.

Cilat janë gjetje e ekspertit të prokurimit:

Komuna nuk e ka arsyetuar kërkesën për 200 mijë euro

Një nga gjetjet kryesore lidhet me kërkesën që kompanitë pjesëmarrëse në tender të kenë 200 mijë euro mjete likuide ose qasje në kredi.

Sipas ekspertes, Komuna e Skenderajt nuk ka dhënë një arsyetim konkret se pse është vendosur pikërisht kjo shumë.

Ekspertja thekson se vetëm ndryshimi i vendit ku është vendosur kjo kërkesë në dosjen e tenderit nuk është i mjaftueshëm.

Pra, sipas saj, Komuna duhej të shpjegonte se pse 200 mijë euro janë të nevojshme dhe proporcionale me këtë kontratë.

Për këtë pjesë, ankesa e “AS Termo” është vlerësuar pjesërisht e bazuar.

Vërejtje edhe për pajisjet

“AS Termo” ka kundërshtuar edhe disa nga pajisjet dhe makineritë e kërkuara nga Komuna.

Ekspertja ka konstatuar se Komuna ka të drejtë të përcaktojë pajisjet që i konsideron të nevojshme për realizimin e kontratës.

Megjithatë, ajo duhet të dëshmojë se kërkesat për tonazh, kapacitet dhe karakteristika teknike janë të lidhura me punët që do të kryhen dhe nuk e kufizojnë konkurrencën pa arsye.

Për këtë arsye, edhe kjo pjesë e ankesës është vlerësuar pjesërisht e bazuar.

Komuna duhej ta zgjaste afatin e tenderit

Një tjetër gjetje e ekspertes lidhet me afatin për dorëzimin e ofertave.

Këtu, ekspertja ka konstatuar se pretendimi i “AS Termo” është i bazuar.

Sipas raportit, pas korrigjimeve të dosjes së tenderit, Komuna e Skenderajt është dashur ta zgjasë afatin për pranimin e ofertave, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe vendimin paraprak të OSHP-së./Rajoni.org/

Screenshot
Screenshot
Screenshot
//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖