SHIJA E REDAKTORIT

Pushteti i Pecit legalizon objektin 8-katësh të ndërtuar pa leje gjatë qeverisjes së Agim Bahtirit, pronari familjar i një asambliste në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës së Jugut, e udhëhequr nga Faton Peci i GUXO, ka legalizuar një objekt banesor me sipërfaqe prej 5,150.50 metrash katrorë, i cili sipas dokumenteve është ndërtuar kundërligjshëm dhe pa leje ndërtimore nga kompania “Bashkimi Com” në vitin 2015, gjatë qeverisjes së Agim Bahtirit, shkruan rajoni.org.

Rajoni.org mëson se pronari i kompanisë “Bashkimi Com” ka lidhje familjare me një asamblist të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut.

Vendimi për legalizimin e objektit është nxjerrë më 20 prill 2026 nga Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm, e drejtuar nga Ardian Kavaja.

Objekti ka etazhitetin B+P+8+PH, që nënkupton bodrum, përdhesë, tetë kate dhe pent’house.

Kujtojmë që i njëjti, me të marrë mandatin kishte paralajmëruar rrënim të objekteve të ndërtuara pa leje në këtë komunë.

//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖