SHIJA E REDAKTORIT

Pushteti në Skenderaj “i uritur” për dreka e darka – për 6 muaj i shpenzon mbi 22 mijë euro në restaurantin e djalit të ish-kandidates për deputete të PDK-së

Komuna e Skenderajit për rreth 6 muaj ka shpenzuar më shumë se 22 mijë euro apo më saktë 22,688.30€ për drekë dhe darka zyrtare.

Kjo thuhet në raportin e siguruar nga portali rajoni.org, ku tregohet edhe faturat e paguara nga komuna për këtë çështje.

Sipas raportit, lokali më i preferuar për dreka dhe darka gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026 rezulton të jetë “Grill House”, ku pushteti i Skenderajt ka shpenzuar gjithsej 22,034.30 euro.

Ky lokal sipas ARBK’së është në pronësi të djalit të Mihane Bekteshit, kjo e fundit anëtare e kryesisë së PDK-së në Skënderaj dhe ish-kandidate e kësaj partie për deputet.

Për shumë qytetarë, shuma prej 22,688 eurosh për dreka dhe darka zyrtare është tejet e madhe dhe ngre pikëpyetje, veçanërisht në një kohë kur vendi po përballet me vështirësi ekonomike dhe krizë të kostos së jetesës.

//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖