SHIJA E REDAKTORIT

Pushteti i Ilir Feratit shpërblen me tender 90 mijë eurosh “mbështetësin” e partisë së tij (Dokument)

Midis shumë problemeve në ambient, infrastrukturë dhe shërbime publike, mandati i ri i Ilir Feratit po tregon se Komuna Istogut është fokusuar në ndarjen e tenderëve, heshtjen e opozitës dhe punësimin e militantëve partiakë në shkolla e shëndetësi, shkruan rajoni.org.

Lexo edhe: “Bashkë në dreka me mish e birra, bashkë në Komunë me tenderë” – dosti i Ilir Feratit shpërblehet me kontratë qindra mijëra euro nga Komuna e Isotgut

Hiç me larg së 12 ditë me parë, me 3 gusht 2026, Komuna e Istogut i ka dhënë kontratë kompanisë “Shkëmbi shpk” në vlerë totale 90 mijë dhe vlerën e poentimit 7504.80€ eurosh, shkruan rajoni.org.

Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues mbartë nënshkrimin e zyrtarit përgjegjës iltë prokurimit, Gëzim Ademajt.

Screenshot

Kontrata ka të bëjë me Mirëmbajtjen e Parkut të qytetit në Istog.

Kjo është kontrata e 6 që pushteti i Ilir Feratit i ka dhënë kompanisë “Shkembi” brenda periudhës 1’vjeçare. Gjitha kontratat e kalojnë vlerën totale 1 milion euro.

Sipas të dhënave të ARBK-së, Kompania “Shkembi shpk” është regjistruar me 6.6.2006 dhe e njëjta ka 4 punëtor.

Pronar të kompanisë janë tre persona, Adem Metaj, Musa Metaj dhe Muhamet Metaj me nga 33.33% të aksioneve.

Muhamet Metaj njihet për përkrahjen publike që e bëntë për LDK’në në Istog në zgjedhjet lokale.

Kjo dëshmohet edhe me këtë fotografi në të cilën Muhamet Metaj shihet duke iu gëzuar fitores së LDK-së.

I njëjti, në një deklaratë për media e kishte konfirmuar vet së është simpatizant i LDK’se.

“…Unë jam vetëm simpatizant i LDK-së…” kishte deklaruar ai për kallxo.com, përcjell rajoni.org.

Lidhur me artikullin, portali rajoni.org i ka dërguar pyetje Ilir Feratit, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit, ai nuk ka kthyer përgjigje.

LEXO EDHE:

Pushteti i LDK’së në Istog bllokon tenderin 600 mijë eurosh? “Zhdukja” e dokumentit çon në Prokurorinë Speciale Ilir Feratin dhe zyrtarë të tjerë

“Bashkë në zgjedhje, bashkë në pushtet”, Familjari i asamblistit të LDK’së përfiton tender 100 mijë eurosh nga Komuna e Istogut

//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖