Lajme

Qeveria Kurti 2, ‘copy paste’ e së kaluarës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:03 / 4 March 2021

Edhe përkundër se procedurat e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit po shkojnë drejt përfundimit, ku edhe sot janë shpall rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku tashmë priten ankesat dhe certifikimi, subjekti fitues i këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ndihet komod me rezultatet.

Sipas informacioneve të “Syri.net”, VV-ja do t’ia mësyjë e vetme t’i krijojë krejt institucionet pasi që deri tash kanë numra të mjaftueshëm, rreth 63 me katër subjekte minoritare që të zgjedhin Kryeministrin, Kryeparlamentarin e Presidentin.

Zyrtarisht për emrat e kabinetit qeveritar nuk flasin për “Syri.net”, asnjëri nga Lëvizja Vetëvendosje e as nga lista e Vjosa Osmanit, me arsyetimin e se  për emrat e kabinetit qeveritar  flasin vetëm Albin Kurti e Vjosa Osmani me partnerët.

Derisa mandatari i Qeverisë pritet të jetë Albin Kurti, Kryeparlamentar Glauk Konjufca dhe Presidente Vjosa Osmani, nuk dihen emrat e kabinetit qeveritar apo zv. kryeministrave, ministrave e zv ministrave.

Por burimet e “Syri. net”  nga Lëvizja Vetëvendosje tregojnë se pjesë e kabinetit qeveritar nga VV-ja do të jetë ajo e qeverisë Kurti 1 me disa ndryshime  minimale, derisa pjesa tjetër do të jenë nga Lista e Vjsoa Osmanit, e po ashtu minoritetet.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, pritet të ketë 16 ministri  ku pjesë e kabinetit qeveritar rreth gjysma do të jenë edhe nga lista e Vjosa Osmanit ndërsa, tri ministri u takojnë pakicave, dy nga ato serbëve të Kosovës. Qeveria Kurti pritet të ketë 3 zëvendëskryeministra dhe mbi 30 zëvendësministra.

Derisa zyrtarisht akoma nuk dihen emrat e kabinetit të ri qeveritar, thuhet se pjesa më e madhe e ministrave të LV-së nga Qeveria Kurti 1 apo copy paste me disa ndryshime të vogëla. Derisa edhe nga minoritet po ashtu pritet të jenë të njejtit ministra, derisa Qeverisë së re pritet ti bashkohen apo zëvendësojnë ata të LDK-së në Qeveirnë KUrti 1 nga Lista e Vjosa Osmanit.