Monday, January 17, 2022

Qeverisja Jashari e kompleton Kuqicën/ Tash e bën edhe me poligon sportiv

Fëmijët, të rinjtë e të moshuarit e Kuqicës tanimë kanë poligonin e tyre sportiv ku do t’i realizojnë aktivitetet e tyre sportive dhe ta kalojnë kohën e tyre të lirë, shkruan rajoni.org.

Bekim Jashari bashkë me stafin komunal, asamblist, të rinj dhe qytetarë tjerë të këtij fshati përuruan poligonin sportiv në lagjen Selimaj, i financuar nga buxheti i komunës së Skenderajt.

“Poligone sportive të tilla kemi ndërtuar pothuajsë në çdo fshat të komunës sonë. Në Kuqicë kemi realizuar projekte jetike për këtë fshat, ujësjellësin, kanalizimin, kemi bëre asfalltimin e rrugëve nëpër lagje, shportat e mbeturinave në secilën shtëpi” ka thënë Jashari në Abri të poshtme.

No description available.