Lajme

Qytetarët e Mitrovicës e Skënderajt qe 12 orë pa ujë, Ujësjellësi asnjë fjalë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:15 / 29 March 2021

Një punë që është dashur të kryhej, ka lënë qytetarët e Mitrovicës dhe Skënderajt pa ujë që nga mëngjesi.

Ujësjellësi njoftoi me kohë që uji do të ndalej këtë hëne në orën 08:00, por kishin potencuar se kthehet në orën 16:00 dhe për këtë nuk e mbajtën fjalën, shkruan “Jepi zë”.

Tani ata nuk kanë informuar fare se për çfarë arsye ende nuk ka ardhur uji, por duket se punimet nuk kanë përfunduar ende.

Tash u bën 12 orë që kur është ndalur uji në dy komuna, ani pse ishte planifikuar të vinte 4 orë më herët.

Në “Jepi zë” kanë ardhur disa ankesa pasi ka kaluar më shumë se 4 orë që kur është dashur të kthehej furnizimi dhe, sipas tyre, nuk kanë më rezerva.

Ndryshe edhe muajin e kaluar, Ujësjellësi “Mitrovica” në një ditë vikendi kishte njoftuar se do kishte ndërprerje të ujit nga ora 09:00 deri 17:00, por uji ishte rikthyer vetëm pas mesnatës.